Sporti

Matthaus: Ronaldo e do Rodriguezin te Juventusi

06/14/2019 18:22
nga:M K

Cristiano Ronaldo dëshiron të ribashkohet me ish -bashkëlojtarin e tij te Real Madridit, James Rodriguez në Juventus, ka thënë gjermani Lothar Matthaus.

Ylli kolumbian ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te kampionët gjerman, Bayern Munich, nga Real Madridi, por pritet të largohet këtë verë.

Zinedine Zidane e lejoi Jamesin të largohet nga kryeqyteti spanjoll për Bayernin dhe tani francezi është kthyer përsëri në krye të ekipit dhe një largim i tij duket i pashmangshëm.

Një kalim në Ligën Premier ka qenë i diskutuar, me Arsenalin që thuhet të jetë ndër shumë admiruesit e James, gjithashtu edhe Napoli në Serie A.

Por, Juventusi është në proces të përforcimit të skuadrës dhe kolumbiani shihet një opsion, pasi Ronaldo thuhet se e do ish-bashkëlojtarin e tij si partner shkaku edhe i asistimeve nga ana e tij.

Ish-ylli i Bayernit, Matthaus beson se mund të bëhet një marrëveshje, me gjermanët që pretendojnë se kanë qenë të informuar për dëshirën e Ronaldos për të marrë kolumbianin më Torino.

“Ne patëm një bisedë dy javë më parë, gjatë festimit të fitimit të Bundesligës së Bayernit. E shoh atë në Juventus. Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe më tha se ai ishte në kontakt me të dhe se i ka thënë atij se ai dëshiron ta ketë atë në Juventus.

E kuptoj pse, pasi James mund t’i shërbejë Ronaldos në mënyrë që ai të mund të shënojë më shumë dhe të dy mund të shkëlqejnë”, ka thënë Matthaus.

James ka qenë te skuadra nga Santiago Bernabeu që nga viti 2014, duke arritur të fitojë trofe të rëndësishëm si Liga Liga dhe Liga e Kampionëve.

07/07/2019 07:56

James Rodriguez shumë afër Napolit