Sporti

Mashtrimi i vitit nga ndonjë gjyqtar vjen nga futbolli kosovar, gjest i paparashikueshëm nga Genc Nuza

06/16/2019 07:09
nga:M K

Mbase po japim shenja pozitive sa i përket kulturës sportive.

Gjesti i mbrëmshëm i gjyqtarit me stemë të FIFA-s, Genc Nuza i ka bërë të gjithë gurmanët e futbollit të qeshin, pasi ishin të pa përgatitur për një gjë të tillë, shkruan GazetaBlic.

Përderisa po zhvillohej ndeshja revyale mes skuadrave të Xhakës e Rashicës, në një moment Nuza ndali lojën, me pretekstin se do ta ndëshkonte Muharrem Sahitit me karton.

Por, në ato çaste, gjyqtari u kap për xhepi, derisa nga aty nxorri një faculetë, e që më pas e përdori për ta pastruar ballin e tij. Një gjest ky që ktheu buzëqeshjen tek të gjithë të pranishmit, ndërsa nuk munguan as ovacionet për të.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

/GazetaBlic/

07/07/2019 07:48

Ngjarjet kryesore që pritet ta karakterizojnë ditën e sotme në Kosovë