Sporti

Man United – Inter, fillojnë bisedimet për Lukakun

07/11/2019 17:12
nga:Ideal

Sulmuesi belg është përfolur për një largim të mundshëm nga Old Trafford këtë verë dhe ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Serie A.

Manchester United dhe Interi njoftohet se kanë filluar bisedimet për një marrëveshje transferimi për Romelu Lukakun, transmeton Indeksonline.

26 vjeqari ka deklaruar se dëshiron të largohet nga United këtë verë.

Lukaku kohët e fundit tha : “Unë jam një tifoz i madh i Serie A, ata që janë afër meje e dinë se gjithmonë kam dashur të luaj në ligën angleze dhe në atë italiane, e dua Italinë”.

Negociatat mes dy klubeve për transferim janë në zhvillim e sipër, e ku përfaqësuesit u takuan të enjten në Londër për të diskutuar detajet.

Me gjithsej 113 gola, ai është golashënuesi i 19-të në historinë e Premier Ligës dhe ka një rekord të mirë për Unitedin me 42 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat për klubin.

Mbetet për t’u parë nëse klubet bien dakord për një tarifë transferimi, dhe pasi Lukaku ka një kontratë deri në vitin 2022, United nuk ka nevojë që gjithsesi ta largojë atë.