Sporti

Man United ‘godet’ në merkato, transferon shokun e sulmuesit kosovar

06/12/2019 20:15
nga:M K

Manchester United ka transferuar talentin e Swansea City, Daniel James.

21 vjeçari nga Uellsi është bërë transferimi i parë i Manchester United për sezonin 2019/2020.

Lajmi është zyrtarizuar nga ‘Djajtë e Kuq’ të cilët në faqen zyrtare të klubit i kanë uruar mirëseardhje James në ‘Old Trafford’.

James po ashtu është pjesë e Kombëtares së Uellsit, ku ka regjistruar 4 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Mesfushori i talentuar ka luajtur së bashku me sulmuesin shqiptar tek Swansea City, Bersant Celina.

10/13/2019 09:29

Mario Mandzukic arrin marrëveshje në parim me Manchester United