Sporti

Man United gati për ofertë të “çmendur” drejt yllit të Real Madrid

11/09/2019 16:01
nga:Gazeta Blic

Manchester United është në kërkim të një mesfushori kreativ dhe James Rodriguez mund të jetë i duhuri për ekipin anglez.

Ekipi i Manchesterit është në gjendje që t’i paguajë ekipit të Madridit një shumë prej 150 milionë euro, raporton GazetaBlic .

Presidenti i skuadrës së Real Madrid, Florentino Perez është pajtuar me agjentin e Rodriguez-it, dhe ka thënë se për kolumbianin është më së miri të largohet nga Bernabeu.

Flitet se për kalimin tek United, James mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me yllin francez, Paul Pogba.

28-vjeçari, Rodriguez gjatë këtij sezoni ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.

/GazetaBlic/

11/10/2019 14:08

Formacionet zyrtare: Manchester United – Brighton