Opinion

Mallkimi i fëmijëve

08/24/2019 16:18
nga:Leonard Komani

Shkruan: Leonard Komani

Si shumica, me ta edhe unë e lam Kosovën nga vitet e 90‘ jo për një jetë më luxoze, jo sepse Kosova nuk ishte një nënë për ne por nga dhuna fizike-psiqike e kabinetit serb me ndihmën e disa shqipëtarëve, ku ëndrra për një prespektiv pothuajse ishte shuar.

Kaluan 2 dykada nga lufta. Ku jemi ne sot, ata të „ikurit“? Çkemi përfituar nga kjo ikje? Një shërbim të mirfillt mjeksorë?

Një qetsi ku pas orës 22:00 është vdekje totale? Një siguri sociale ku askush nuk vdes për buk apo kemi humbje të vlerave morale, degraduese, fyese, nënçmuese, zhvatëse si në mërgat edhe më tepër në vendlindje… Ku ishte qëllimi ynë ikja nga vendlindja?

Me sakrifica të pandalshme, me ndihma të panumërta, kafshatën e gojës nda me Kosovë.
E kjo e gjitha që një ditë të kthehemi të lumtur e të kontribojmë për shtetin tonë.
Në një shtet me plot kuptimin e fjalës.
Por për fat të keq ishte e kot.

Si duket e kot ishte ndihma jonë kushtuar popullit të Kosovës. E kot ishte sakrifica jonë e familjes dhe fëmijëve tanë.
E kot ishte edukata e fëmijëve tonë për një kultur të pastër shqiptare. Për çka?
Të gjitha këto kot?

Është shumë e zorshme të kuptohet nga ju se çdo të thot të jetosh në vend të huaj përderisa mendja dhe zemra është në Kosovë. Mos më keq, ju duket qesharake sepse ju jetoni në një vend ku flitet dhe mendohet shqip ndërsa zemra ju rrah jasht shtetit. E kjo e gjitha fal matrapazëve që ju i sollët në krye të shtetit.

Është për ju e kuptueshme se ne kemi bërë mëkat(së pari unë) me fëmijët tanë.
Ku fjala e parë e tyre ishte në gjuhën shqipe. Është për ju e kuptueshme se ne jemi ata të cilët fëmijët tanë i kemi edukuarë që dikur(sot) të mëndojn shqip, flasin shqip dhe zemren ta kenë në Kosovë? Për ju qesharake, fyese.

Është për ju e kuptueshme që sot ne nga fëmijët tanë edhe pse nuk janë më fëmij por të rritur konfrontohemi me akuzat e një pas njëshme se ku është ajo Kosova e bukur me një jetë të qetë dhe të lumtur që ne e mendonim dhe ëndërronim dhe ua përcjellshim fëmijëve tanë? Kur sot ata fëmij nuk e gjejn veten as në vendlindje( mërgat) e as në vendlindjen e prindërve të tyre.

E kuptoni se çka donë të thot kjo?
Jo, ju nuk e kuptoni se duhet përjetuar. As që mundoheni ta kuptoni sepse kuota e intelegjences nuk e kalon numrin e atleteve. As që ju shkon ndërmend kjo qeshtje, se çka donë të thot për ta humb një pjesë të popullt. Si të ishte një cop balte.

Pasi që si duket ëndrra për një Kosovë, për një vendlidje të bukur definitivisht u shua, frika më e rënd vjen sa e shtohet.
Frika nga mallkimi i fëmijëve tanë që janë në një hapsirë, boshllëk shpirtëror. Kujt apo ku duhen ta gjejnë veten fëmijat tanë? Çka janë fëmijët tanë?

Janë pyetje të pa nunërta të cilat askujt nuk mund ti drejtohen dhe të njëjten kohë mbarë Kosovës.

Nuk mund tja fali vetes se pse u solla kështu me fëmijët e mi. Se pse i detyrova fëmijët e mi të mendojnë shqip( kulmi i budallakit), pse fëmijët e mi kur të rriten të mendojnë për një Kosovë që sot pas 20 viteve çlirim ende është e okupuar. Nuk do tja fali vetës se pse fëmijët e mi duhet të luftojnë e të kthehen në Kosovë, që fëmijët e mi të shpenzohen në Kosovë për Kosovë(ashtu si e kemi vuajtur ne).
Mund ta kuptoni se pse ishte gabim i pa falshëm? Sepse menduam se një dit Kosova do të ishte e gjithë qytetarëve të saj e jo vetëm e disa matrapazëve dhe idiotëve.

Lus zotin që mallkimi i jonë dhe i fëmijëve tanë mos tju bie në fëmijët e atyre që i shktrruan ëndrrat jo vetëm tonat por të gjithë atyre që e ëndërruan një Kosovê të bukur.
P.S. Temë që kërkon analizë të thellë se çka do të ndodhë më pasarrdhësit e mërgimtarëve.