Cult

Magjia e Librit sjell “Librat e Pushimeve”, për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën

06/17/2019 14:31
nga:Natyra

Panairi i librit edhe ketë vit mori vëmendjen e dashamirëve të librit, dhe jo vetëm. Tash e një kohë, ky panair merr vëmendjen edhe të autorëve të cilët zgjedhin këto data panairi të promovojnë krijimet e tyre, shkruan GazetaBlic.

Krahas librave të shumtë të cilët promovohen gjatë këtij panairi, aty u jepet hapësirë edhe librave për fëmijë.

Lirika Berdyna dhe Miranda Stavileci, ishin dy autoret të cilat promovuan librat e tyre për fëmijët, të titulluar ‘Libri për fëmijët’.

Mes miqsh, familjaresh dhe të  interesuarve, autoret shfaqen përmbajtjen e librave, inspirimin e tyre dhe numëruan shumë arsye se pse duhet çdo fëmije t’i ketë këta libra në sirtarin e tyre.

Meqenëse janë promovuar 5 libra, (për secilën klasë fillore) që nënkupton shumë punë dhe përkushtim, autoreve iu bashkëngjiten dhe një grup autoresh të cilët në ceremoninë e promovimit i thanë disa fjalë rasti.

Berdyna, u fokusua në rrugëtimin e saj të bërë në fushën e mësimdhënies i cili është dhe frymëzimi më i madh për krijimin e librave, në vija të trasha ajo lakoi dhe disa segmente të librave si: Sfidat përmes argëtimit, zhvillimi i të menduarit kritik dhe krijues, lojërat, aforizmat e të tjera.

Ndërsa, Stavileci, u fokusua më shumë tek dimensionet me specifike të librave si: Lundrimi në informata dhe hulumtime, integrimi mes fushave lëndore, zhvillimi i kompetencave, eksperimentimet përkitazi me moshën, praninë e aktiviteteve sportive.

Librat në shikim të parë duken ashtu siç i përshkruan autoret.

Ajo që ta merr zemrën qysh në momentin e parë është një botë plot ngjyra, ilustrime dhe elemente të tjera. Autoret dhe bashkë autoret u deklaruan se për ta do të ishte arritje nëse fëmijët që plotësojnë këto libra, do të kalojnë pushime te lumtura.

Po ashtu në promovimin e këtyre veprave një fjalë rasti e mbajtën edhe profesoreshat Pranvera Jetishi dhe Fatlume  Berisha.

/GazetaBlic/

06/10/2017 10:35

Vazhdon panairi i librit