Sporti

Lyoni përgënjeshtron kontrollat mjekësore të Mendyt në Real Madrid

06/05/2019 08:05
nga:M K

“L’Equipe” ka bërë të ditur në orët e kaluara se Ferland Mendy, lojtari 23-vjeçar i Lyon-it, kishte zhvilluar vizitat mjekësore për Real Madrid dhe se klubi spanjoll do ta zyrtarizonte futbollistin gjatë kësaj jave.

Tani ka ardhur përgënjeshtrimi.

“Ndryshe nga sa thuhet në media, Lyon përgënjeshtron arritjen e një marrëveshje me Real Madrid për mbrojtësin Ferland Mendy”, shkruhet në deklaratën e klubit francez.

Një lajm i mirë për Juventus, Manchester City dhe PSG, gjithashtu të interesuara për lojtarin.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me hapjen e afatit kalimtar, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

06/15/2019 21:41

Jovic zbulon ëndrrën më të madhe që ka me Realin