Lajme

Lutfi Haziri për koalicionet: PDK nuk është as opsioni “zh” i LDK-së

09/11/2019 21:10
nga:L H

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, njëherësh edhe nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri edhe njëherë ka rikonfirmuar qëndrimin e LDK-së karshi PDK-së, shkruan Gazeta Blic.

Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se PDK nuk është e as nuk do të jetë as opsioni “zh” i LDK-së.

Ka thënë se PDK nuk ka lënë parti, grup e individ pa mashtruar.

“Qe 20 vite, PDK s’ka lënë parti, grup e individ pa mashtru. Sot nuk e kanë asnjë partner. Po lypin strehë politike, por sa për LDK-në, ata nuk janë as opsioni “zh”. Kanë me mbetë veç opozitë e vogël në Kuvend’, ka shkruar Haziri./Gazeta Blic