Lajme

Lutfi Haziri i tha Albin Kurtit se emri i Kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, vjen kundërpërgjigja e Vetëvendosjes

11/02/2019 23:52
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”.

Ky reagim i Albulena Haxhiut vjen pasi që nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e subjektit të tij politik.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij përcakton drejtuesin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Këtë deklaratë Haziri e bëri një ditë pasi që lideri i kësaj partie Isa Mustafa, u shpreh se nuk është opsion i vetëm arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”, tha Haziri.

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…