Sporti

Luksi vazhdon të mbetet më i “rëndësishmi” për Edon Zhegrovën

06/12/2019 22:21
nga:M K

Edon Zhegrova mbetet edhe më tutje njëri nga lojtarët e Kosovës që është i dashuruar pas luksit.

Kjo shihet thuajse çdo ditë, ku sa herë që tinejxheri i kombëtares tonë viziton ndonjë vend, ai fluturimthi kalon në “Instagram”, prej ku u’a tregon ndjekësve të tij atmosferën apo momentet e bukura që po i shijon, shkruan GazetaBlic.

Kjo u pa edhe para pak çastesh. Në faqen e tij zyrtare të rrjetit social, Zhegrova ka postuar një video të shkurtër, teksa shihen hotele luksoze, derisa krejt në fund filloi me lëvizje të gishtave në stilin e rep-këngëtarëve.

Shpresojmë që ai, në një të ardhme të afërt, të përqendrohet më shumë në futboll sesa në jetën e tij reale, përndryshe gjithë ai talent që e posedon mbi supe, do të bie poshtë.

/GazetaBlic/

07/27/2019 23:20

Kjo është nota e Edon Zhegrovës në paraqitjen e sotme ndaj St Gallen