Sporti

Lukaku e ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me kalimin në Inter!

06/12/2019 17:10
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për çështjen e sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku, shkruan GazetaBlic.

Përfaqësuesi belg tash e një kohë të gjatë po lidhet ngushtë me një largim të mundshëm nga “Teatri i Ëndrrave”, derisa sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Apenine.

“Për sa i përket të ardhmes time, un e kam marrë një vendim por për respekt të Man.United nuk dua ta bëj publike tani”, u shpreh Lukaku duke rrëfyer më pas se është dhe një tifoz i madh i futbollit italian:

“Jam një fans i madh i Serie A, kush më njeh e di shumë mirë se gjithnjë kam dashur të luaj në Itali, unë e dashuroj Italinë. Ardhja e Ronaldos, kalimi i Sarrit te Juventus, Ancelotti te Napoli etj, është një Serie A shumë emocionuese”, theksoi gjigandi belg, duke konfirmuar të gjithë zërat e merkatos, pra vetëm sa nuk e bëri zyrtar faktin që do të vesh fanellën e Interit në edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic/

08/07/2019 19:16

Zyrtare: Interi arrin marrëveshje me Manchester United për transferimin e Lukakut