Sporti

Lopetegui flet pas shkarkimit nga federata spanjolle e futbollit

06/13/2018 18:15
nga:Y.K

Julen Lopetegui është larguar nga kampi i Spanjës pasi gjatë ditës së sotme është shkarkuar nga detyra e trajnerit të kësaj kombëtare për arsye se dje zyrtarizoi marrëveshjen të jetë trajner i Real Madridit pas botërorit.

”Jam shumë i trishtuar, por kemi një ekip të mrekullueshëm dhe shpresojmë se do t’a fitojmë botërorin.”, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë momentit kur po largohej nga kampi i stërvitor i Spanjës në Krasnodar.

Tekniku i ri Madrilen do të udhëtojë së pari në Moskë pastaj nga kryeqyteti Rus do të udhëtojë për në Madrid, ku pritet të arrijë rreth orës 02:00 pas mesnate në Spanjë.

08/14/2018 20:05

Trajneri i Real Madridit flet para ndeshjes me rivalët e qytetit, beson në fitore