Sporti

Lopetegui ‘blindon’ Marcelon

09/05/2018 14:57
nga:M K

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura të kësaj merkatoje.

Fjala është për Marcelon dhe mundësinë e largimit të tij nga Santiago Bernabeo, shkruan GazetaBlic.

Mbrojtësi i majtë brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një zbarkim të mundshëm në ‘Allianz Stadium’, e kjo me insistimin e Cristiano Ronaldos.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë në ndeshjen e javës së parë, kur strategu spanjoll e zëvendësoi përfaqësuesin e ‘Seleçao’ qysh në minutën e 60-të.

Mirëpo i njëjti trajner e ka ndërmend që t’a blindojë atë dhe po mendon që t’i ofrojë rinovim të kontratës, në mënyrë që të ketë siguri në repartin defansiv.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për ç’do ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/21/2019 17:10

Barcelona përfundimisht jashtë garës për “Neymar”, Real Madridi në “pole-position”