Cool

Lojtarit kroat i jepet karton i kuq pasi mbyti një pulë gjatë lojës

11/07/2019 10:17
nga:Natyra

Një futbollistit kroat iu dha karton i kuq direkt, gjatë një ndeshje për shkelmimin e një pule që rezultoi në mbytjen e saj, pasi u fut në fushë.

Ivan Gazdek, 23 vjeç, po luante për NK Jelengrad kundër Jasenovac në një ndeshje gjysmë profesionale në Kroacinë veriore të shtunën, kur edhe ndodhi incidenti.

Video tregon Gazdek duke ndjekur një grup pulash që kishin vrapuar në fushë, përpara se të godiste një pulë me ngjyrë të kuqe.

Duke folur në faqen lokale të lajmeve 24 Sata, Gazdek tha se menjëherë pas ndalimit të pamjeve, gjyqtari i dha atij një karton të kuq për ‘sjellje josportive’.

Ndiqeni videon më poshtë, për ta parë sjelljen e pahijshme të lojtarit.