Sporti

Llapi konfirmon largimet e lojtarëve, i falënderon për kontributin

06/08/2019 15:20
nga:M K

Llapi ka pësuar shumë ndryshime këto ditë.

Kjo pasi një numër i madh i lojtarëve që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar kanë paralajmëruar largimin, shkruan GazetaBlic.

Emra si Zhdrella, Namani e Blakçori kanë njoftuar për ndarjen me klubin llapian, derisa drejtuesit e skuadrës nga “Zahir Pajaziti” kanë shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për t’i falenderuar lojtarët që tashmë do të largohen nga Podujeva.

Më poshtë postimi i plotë i tyre:

FALENDERIM

KF Llapi falenderon publikisht kapitenin, Hamdi Namani për kontributin 6 vjeçar për klubin e qytetit. Në këto 6 vite sa ishte pjesë e klubit, Namani ishte ndër protagonistët kryesor që Llapi u inkuadrua në Superligë dhe u bë konkurent për titull të kampionit.

E bashkarisht me Namanin, pjesë e Llapit më nuk do të jetë edhe Ilir Blakçori të cilin e falenderojmë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë.

KF LLAPI është mirënjohjes çdo herë për ata që kontribuan dhe djersitën fanellën e klubit me nderë dhe krenari.

SUKSESE!

/GazetaBlic/

10/05/2019 20:52

Pas Llapit, edhe Ferizaji del me një komunikatë zyrtare