Lajme

Lladrovci me mysafirë të veçantë

03/13/2018 18:11
nga:Q F

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pasur një vizitë interesante në zyrën e tij.

Ai ka pritur në takim, ish-zv.kryeministrin Hajredin Kuҫi, njëherësh profesor në UP “Hasan Prishtina” i cili ishte i shoqëruar edhe nga prof.Dr.Osman Ismaili dhe prof.Dr. Bedri Peci.
Profesorët Hajredin Kuҫi, Osman Ismaili dhe Bedri Peci, kanë uruar kryetarin Lladrovci për rizgjedhjen për mandatin e plotë dhe kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë këshilla dhe bashkëpunim profesional.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka deklaruar se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar me interes për qytetarët dhe institucionin që ai drejton.
Ai ka vënë në pah prioritetet dhe pritshmëritë e qytetarëve për ngritjen e cilësisë së jetës së tyre, nëpërmjet investimeve, subvencioneve dhe donacioneve duke e bërë Drenasin tërheqës për investime./GazetaBlic/

 

 

05/22/2018 14:13

Të reshurat me breshër dëmtojnë disa fshatra në Komunën e Drenasit