Sporti

Liverpooli kërkon fitoren e shtatë në shtatë ndeshje, Chelsea synon rikthimin te fitorja

09/28/2019 08:53
nga:M K

Premier Liga sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së shtatë.

Liverpooli që ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, synon edhe të shtatën, për të vazhduar bilancin e qindpërqindtë këtë edicion, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e “The Reds” do të jenë mysafirë të Sheffield United, që ka regjistruar rezultate të mira këtë edicion, ku ka arkëtuar tetë pikë, me dy fitore, e po aq humbje e barazime.

Chelsea ndërkaq, që synon “top-katërshen” nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, derisa javën e kaluar u mposht në derbin e javës nga nënkampioni aktual.

Lampard dhe të besuarit e tij, sot e presin Brightonin, me të vetmin synim, tre-pikëshin.

Ndërsa, në foton më poshtë mund t’i shihni të gjitha duelet e kampionateve elitare evropiane.

/GazetaBlic/

11/13/2019 12:06

Lovren i kënaqur që është rikthyer në planet e Klopp