BLIC.TV

“Listën e dorëzova me 49 mijë veteranë, prisja të ishin afër 30 mijë

06/14/2019 23:03
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK Agim Ceku, në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” ka folur edhe për aferën e veteranëve të rrejshëm. Sipas tij askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UCK-së.

“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dal më shumë sesa që kemi pritur dhe pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish ushtarët, qoftë me trajnime qoftë ndonjë biznes të vogël dhe se ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”, tha ai shkruan Gazeta Blic.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku