Sporti

Lista e lojtarëve që Real Madridi i’a ka ‘vjedhur’ nga duart Barcelonës

05/05/2019 07:19
nga:M K

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ do t’i paguajnë skuadrës gjermane deri në 60 milionë euro, për sulmuesin 21 vjeçar.

Blerja e Joviç nga Real Madrid, është një tjetër goditje për Barcelonën, që po ashtu ishte e interesuar për reprezentuesin serb, shkruan Alsat, përcjellë GazetaBlic.

Barcelona ka muaj që ka shfaqur interesim për Joviç, i cili konsiderohej si zëvendësues i Luis Suarez.

Transferimi i Joviçit, nuk është gara e vetme që Real Madrid e ka fituar ndaj Barcelonës në vitet e fundit.

‘AS’ ka sjellë një listë me emra të lojtarëve që janë kërkuar nga këto dy skuadra, dhe në fund kanë zgjedhur transferimin në ‘Santiago Bernabeu’.

Marco Asensio, Dani Ceballos, Theo Hernandez, Vinicius Junior, Rodrygo, Brahim Diaz, Eder Militao dhe së fundi Luka Joviç, janë lojtarët që Real Madrid ia ka ‘vjedhur’ nga duart Barcelonës

08/14/2019 18:03

Reali nuk dorëzohet, ofertë të re për Neymarin