Sporti

Liria e katandisur, borgjet e klubit prizrenas do t’iu lënë pa fjalë

06/14/2019 21:37
nga:M K

Është njëra nga skuadrat më të vjetra në futbollin kosovar, por po përjeton mbase epokën më të vështirë në histori të klubit.

Skuadra nga “Përparim Thaçi” këtë edicion ka humbur statusin e elitarit, derisa predispozitat tregojnë se ajo do ta ketë të vështirë rikthimin, sidomos sa i përket organizimit, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, transparenca nuk mungon dhe klubi “bardhë e zi” nga kryeqyteti historik ka dalë me një deklaratë për media, e ku ka vënë në pah borgjet aktuale të menaxhmentit, ndërsa siç edhe mund ta vëreni në fund, ai shkon në qindra-mijëra euro.

Edhe pse zgjidhja e problemit te Liria duket larg, kush e di, ndoshta ndonjë privatizim eventual do t’i hapte rrugë ekipit me traditë që të kthehet në maje, përndryshe Superliga do të jetë e mangët pa të.

Kjo është deklarata e Lirisë:

DEKLARATË PËR MEDIA
Nga: KF “Liria”
Dt.14.06.2019

Me rastin e përfundimit të sezonit futbollistik 2018-2019 dhe ngjarjeve të fundit që lidhen me klubin, ndjejmë për obligim që të japim sqarime në lidhje me situatën aktuale në klub, që besojmë se edhe janë pasojat që na dërguan deri në humbjen e statusit të klubit nga Superliga e Kosovës.

Klubi i futbollit “Liria”, që nga data 18.06.2018 udhëhiqet nga kryetari Ilijaz Ilijazi, të cilit i është besuar posti i të parit të klubit në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të “KF Liria”.
Ndërkaq në Kuvendin e Punës të mbajtur më 04.07.2018, u emërua kryesia e re e klubit në përbërje Daver Krasniqi, Lindor Ndrecaj, Mahir Mula, Nurettin Collak, Salajdin Fanaj, Bardhyl Krasniqi e Dionis Dërdovski.

Në ndërkohë në kryesi ka pasur edhe ndryshime, pasi që janë liruar dy anëtarë të kryesisë: Salajdin Fanaj e Daver Krasniqi, të cilët janë zëvendësuar me: Ferit Sadullahi e Besim Gjambazi.
Fillimisht, gjendja në të cilën e kishim marrë klubin si Bordi i ri menaxhues, ishte e rëndë.

Borxhet e shumta të akumuluara dhe shkapërderdhja e skuadrës ishin pasojë e keq menaxhimit nga ish Bordi i KF Liria dhe deri në atë kohë kishin mbetur vetëm dy futbollistë në klub (Qendrim Gashi dhe Ilir Mustafa) nga skuadra e sezonit paraprak 2017-2018. Këtu duhet shtuar edhe lirimin e disa futbollistëve cilësorë nga klubi edhe pse kishin edhe një vit kontratë valide me klubin deri në qershor të vitit 2019 (Meriton Korenica dhe Roni Gashi).

Na është dashur të sanojmë gjendjen, faktikisht duke u nisur nga fillimi për të mbledhur futbollistë, kryesisht nga rajoni, ish-futbollistë të Lirisë, që kanë qenë nëpër klube të tjera si dhe disa nga Shqipëria.
Kjo ka qenë menjëherë në korrik/gusht 2018 dhe kemi startuar me përgatitje.
Në anën tjetër, u ballafaquam me problemin e borxhit që atë kohë kapte shumën prej 148,758.52 euro (shih tabelën e borxhit).

Borxhi ishte ndaj administratës tatimore, trustit pensional, paga për futbollistë e staf, kontrata, shërbime të policisë, transporti, auditimit etj.
Paradoksi kësaj situate është edhe dhënia e 30.000 eurove huazim nga KF Liria për Kubin e Mundjes për shërbime të cilat nuk ceken nga ish-menaxhmenti
Gjithë këto borxhe na kanë vënë në siklet që për pasojë edhe na kanë kushtuar me mosrezultat dhe mossukses, edhe pse ka pasur angazhim maksimal nga menaxhenti i tashëm i klubit.
Më poshtë ju paraqesim detyrime (borxhet) nga ish menaxhmenti deri me dt.18.06.2011

1. Policia e Kosovës….Obligime për sig. në stadium…..818.00 euro
2. A&L FINANCIAL CONS…. Obligime për kontabilitet …..1,750.00 euro
3. HOTEL ALVIDA ….Obligime për shfrytëzim të hotelit….1,025.00 euro
4. SHALA TRANS…. Obligime për transport………….. 320.00 euro
5. BAKERY TILLY…Shërbime të auditimit për 2017……800.00 euro
6. MIRI …..Shpenzime të ushqimit…………………….3.756.00 euro
7. ORTOMEDICA ….Shërbime për intervenime………..405.00 euro
8. M.I.K. MEDICAL IMAGE…Shpenzime për inqizime….120.00 euro
9. EDI&RONI…..shpen.për pllaka, profile etj. …………..300.12 euro
10. LIBERI 902…shpen.për regullimin e ujit në stadion….1,500.00 euro
11. EDVAN BAKAJ….Obligimet e kontrates për 2018…..1,500.00 euro
12. ENDRIT VRAPI… Obligimet e kontratës për 2018…..1,000.00 euro
13. IRIS SELIMI…Obligimet e kontratës për 2018 ………2,000.00 euro
14. JETMIR SEFA…Obligimet e kontratës për 2018…….2,000.00 euro
15. MEVLAN ZEKA…Obligimet e kontratës për 2018…..1,500.00 euro
16. RROGAT E LOJTAREVE E STAFIT…Për prill 2018……… 17,180.00 euro
17. RROGAT E LOJTAREVE E STAFIT…Për maj 2018…….. 18,465.00 euro
18. ADMINISTRATA TATIMORE…Tatimi në paga për 2017…. 2,113.00 euro
19. ADMINISTRATA TATIMORE…Obligimet nga data 01.01.- 30.05.2018 …..4,176.00 euro
20.TRUSTI PENSIONAL…..Obligim i vitit 2017……………4,854.00 euro
21.TRUSTI PENSIONAL…..Obligim nga 01.01.-30.05.2018…..3,230.00 euro
23.HIDROREGJIONI JUGOR …Obligim për shepnzime të ujit….11,000.00 euro
24.HUAZIM ABI CENTER…………………….…….20,000.00 euro
25.HUAZIM JETON KRABA 2016-2018…………….36,400.00 euro
26.HUAZIM JETON HADERGJONAJ…………….1,000.00 euro
27.HUAZIM VILLA 100 …………………………….10,500.00 euro
28.VILA 100…….. obligim mga ushqimi………….1,046.40 euro
TOTALI: 148,758.52 euro

Mjetet e para nga Komuna për KF Liria , janë lëshuar me datë: 25.10.2018. Deri në këtë periudhë kemi punuar me shumë vështirësi financiare dhe kemi organizuar punën në klub me huazime, sidomos në transfere të futbollistëve dhe pagesa të tjera që kanë qenë urgjencë e asaj kohe.

Me shumë mund dhe me ndihmën e Komunës që ka qenë permanente, kemi arritur që brenda kësaj kohe të shlyejmë një pjesë të borxhit në vlerë rrethë:71,312.12 euro.

Më poshtë ju paraqesim detyrime (borxhet) një pjesë të tyre të shlyera nga marrja në menaxhim të klubit
1.POLICIA E KOSOVËS….Obligimet për sig. në stadium…818.00 euro
2.A&L FINANCIAL CONS….Obligime për kontabilitet…….1,750.00 euro
3.HOTEL ALVIDA…Obligime për shfrytëzimine hotelit….1,025.00 euro
4.SHALA TRANS…Obligime për transport………………….320.00 euro
5.BAKER TILLY….Shërbime të auditimit për 2017………800.00 euro
6.MIRI………Shpenzime të ushqimit……………………….3,756.00 euro
7.ORTOMEDICA..….Shpenzime për intervenime…………405.00 euro
8.M.I.K. MEDICAL IMAGE……Shpenzime për inqizime…….120.00 euro
9.EDI&RONI……..Shpenzime për pllaka, profile etj…………300.12 euro
10.LIBERI 902……Shpen. e rregullimit të ujit në stadion……1,500.00 euro
11.EDVAN BAKAJ….Obligimet e kontratës për 2018………1,500.00 euro
12.ENDRIT VRAPI….Obligimet e kontrtaës për 2018………1,000.00 euro
13.IRIS SELIMI……..Obligimet e kontratës për 2018……….2.000.00 euro
14.JETMIR SEFA….Obligimet e kontratës për 2018……….2.000.00 euro
15.MEVLAN ZEKA….Obligimet e kontratës për 2018……..1,500.00 euro
16.RROGA LOJTARËVE DHE STAFIT…..Obligimet e rrogave për prill 2018……….17,180.00 euro
17. RROGAT E LOJTARËVE DHE STAFIT…..Obligimet e rrogave për maj 2018…………18,465.00 euro
18.ADMINISTRATA TATIMORE….Obligime për 2017, tatimi në paga…..2,113.00 euro
19.ADMINISTRATA TATIMORE…..Obligime nga 01.01.-30.05.2018…..4,854.00 euro
20.TRUSTI PENSIONAL…….Obligim i vitit 2017.. ..…….4,854.00 euro
21.TRUSTI PENSIONAL……Obligim nga 01.01.-30.05.2018….3,230.00 euro
22.HIDROREGJIONI JUGOR Obligimet nga 2010-2018…..2,500.00 euro
TOTALI: 71,312.12 euro
Të gjitha këto detyrime (borxhe) janë paguar nga buxheti i vitit 2018/2019.

Shih tabelën të bashkëngjitur, për pagesën e borxheve që mund edhe të dokumentohet me faturat për secilin shpenzim-pagesë të bërë.

Ecuria e kampionatit në Superligë
Startuam me futbollistë jo kualitativë dhe morëm ata që ishin në treg, duke arritur që ne përfundim të stinorit vjeshtor, të jemi në pjesën e luftës për barazh e sipër, për mbetje direkte në Superligë.
Mirëpo, gjatë rrugës krahas problemeve të përmendura na u shfaqën edhe të tjera që u manifestuan me ndërrimin e tre kryetrajnerëve (stinori vjeshtor).

Aktualishtë, disa futbollistë më cilësorë që kishim ose janë larguar ose kanë paralajmëruar largimin, ngase ne si Bord, nga mungesa e mjeteve, nuk po mund të lidhim kontrata me ta.
Përkrahës i madh në këtë rrugëtim përgjatë stinorit 2018/2019 ka qenë Komuna e Prizrenit, për çka si klub u jemi mirënjohës.
Lidhur me pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve në KF Liria, jemi të gatshëm të raportojmë për çdo cent dhe në çdo kohë.

Objektivat (synimet) për edicionin 2019/2020
KF Liria synimet dhe objektivat për edicionin e ri por edhe planin afat mesëm ka profesionalizimin e metutjeshëm në klub.
Synohet riorganizimi i Shkollës së futbollit si dhe adminsitratës e kuadrit tjetër, me qëllim të arrijtjes së cilësisë dhe të qenit në hap me skuadrat në rajon e më gjerë.
I gjithë ky proces, kërkon mbështetje financiare dhe ka një kosto.
Në fund shpresojmë që përkrahja e Komunës për KF Liria, të vazhdojë dhe të gjithë bashkë të ndihmojmë që Liria, të kthehet në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

06/16/2019 14:13

Reagim i ish menaxhmentit të KF “Liria”: Ata që e shkatërruan klubin do të japin përgjegjësi