Lajme

Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga Draft-Rregullorja e Kuvendit

02/13/2018 15:12
nga:F.B

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit ka vendosur që kapitulli për Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga Draft-Rregullorja e Kuvendit.

Ky vendim u parapri nga një debat mes anëtarëve të komisionit. Anëtari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se rregullorja e Kuvendit duhet të kryhet sa më shpejt për shkak se kanë kaluar gati tetë vite prej se ka filluar dhe vazhdimisht kanë krijuar grupe punuese e kanë shpenzuar për hartimin e kësaj rregullore mirëpo asnjëherë nuk është përfunduar.

Beqa propozoi që Ligji për të Drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga rregullorja dhe që të dyja të dërgohen njëkohësisht në Kuvend.

“Në këtë mbledhje të marrim një vendim që ligji të jetë i korruptuar. Kur thash imediate rregullorja e kuvendit është medie se janë bo grupe punues janë harxhuar. Ta heqim ligjin prej rregullores po e plotësojmë ligjin dhe ta dërgojmë për kryesi të kuvendit këtë javë dhe ne seancë secili deputet mund të hep kontributin e vet. Ne kemi aktgjykimet e gjykatës kushtetues që na kanë kufizua të arritura ka shumë në rregullore po ka shumë mangësi”.

Ai madje të propozoj që puna e grupeve punuese të filloj nesër dhe takimet të mbahen në Parkun e Gërmisë.

Ndërsa kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, tha se qëndrimi i partisë që ajo përfaqëson është se ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të jetë tjetër nga rregullorja e Kuvendit.

“Ne konsiderojmë që ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të jetë tjetër nga rregullorja e kuvendit konsiderojmë që ky ligj nuk është i nevojshëm të inkorporohet në rregulloren e Kuvendit. Konsiderojmë që është se rëndësishme të miratohet rregullorja e Kuvendit. S’ka nevojë që të shkojmë në Gërmi dhe të maltertohemi kot mendoj që nesër duhet të vazhdojmë por ta bëjmë në Kuvend të Kosovës”.

Mirëpo sipas deputetit nga LDK, Arben Gashi puna e Kuvendit asnjëherë nuk është ka pasur probleme për rregullore. Andaj edhe propozoi që kjo çështje të trajtohet me më kujdes.

“Përgjegjësitë e deputetit që akoma nuk po mund të vendoset se a të rregullohet me rregullore apo me ligj të veçantë. Ka zgjedhje edhe për këtë të punë na mundemi me proceduar edhe rregulloren edhe ligjin në të njëjtën kohë sepse këto e plotësojnë njëra tjetrën”.

“Janë dy çështje politike jashtëzakonisht të rëndësishme që duhet marr vesh. Unë jam i bindur se problemet që shfaqen në kuvend janë probleme të shumta procedurale nuk është se mendoj se kuvendi është duhet vuajtur për rregullore andaj të jemi të kujdesshëm se si po e trajtojmë andaj të mos nxitojmë në shtyrë të paidentifikuara. Nuk po trajtohen çështjet siç duhet. Nuk mundesh me shkuar në Kuvend e me thanë që duhet me bo me ligj ose mos me bo me ligj. E tjetra problematike është se është punuar një kohë të gjatë e tash po ndryshohet”.

Se duhet të ketë konsensus politik për trajtimin e kësaj çështje e pranoi edhe deputeti nga Nisma Bilall Sherifi për shkak se për miratimin e rregullores në Kuvend duhet të ketë së paku 81 vota të deputetëve.

“Në gjithë e dimë që rregullorja kërkon një marrëveshje të së paku 81 deputetëve. Në këtë rregullore nuk jemi duke punuar se ajo tjetra e mirë ajo tjetra ka qenë në funksion ky draft që ka filluar në vitin 2010 çdo legjislaturë ka kontribuo ka pak por nuk kemi arrit me proces”.

Debat mes anëtarëve të komisionit solli edhe diskutimi për Konferencën e kryetarëve.

Në fund të takimit të komisionit u krijuan edhe tri grupe punuese për plotësim ndryshimin e ligjit për familjen që do të kryesohet nga Korab Sejdiu, ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Sami Kurteshi dhe për Kodin e drejtësisë për të miturit i cili do të kryesohet nga Shkumbin Demalija./Ekonomia Online

02/21/2018 21:27

Hajdar Beqa i PDK-së deklarohet për demarkacionin!