Sporti

Liga e Kampionëve, sot në program tetë ndeshjet e fundit të xhiros së katërt

11/06/2019 09:13
nga:M K

Pas dueleve të mbrëmshme, kompeticioni më i madh në kontinentin e vjetër vazhdon sot me tetë sfida interesante, shkruan GazetaBlic.

Vëmendja padyshim se do të jetë në Spanjë, aty ku Real Madridi e pret Galatasarayn, të cilin e mposhti dy javë më parë në Stamboll, me ç’rast edhe regjistroi fitoren e parë.

PSG-ja ndërkaq, do të jetë nikoqire e Club Brugge, dhe me një fitore eventuale do ta siguronte kualifikimin për në fazën tjetër, kur kemi parasysh faktin se deri më tani, kampionët aktual francez, kanë regjistruar tre fitore.

Më poshtë të gjitha takimet e ditës së sotme, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/09/2019 19:04

Akordohet penalltia e dytë për Real Madridin brenda pak minutave