Cult

Letra prekëse e një nëne që ka djalin 10 vjeçar të sëmurë me kancer

08/17/2019 11:24
nga:M K

“Për këdo që po lufton me kancerin dhe bën kimioterapi. Për këdo që ecën kundër kësaj sëmundje të tmerrshme. Postoj këtë foto për të treguar realitetin e dhimbshëm. Këtë fotografi e kam bërë këtë mëngjes dhe shërben për të treguar se jeta nuk është gjithmonë e drejtë dhe e bukur.

Këtë fotografi e kam bërë pasi shoqërova Drake në tualet. Po, mban një panolinë pasi në 75% të kohës nuk mund t’i kontrollojë nevojat e tij fiziologjike.

Është kockë e lëkurë pasi nuk arrin të tresë asgjë. Kjo do të thotë të kesh një fëmijë të sëmurë me kancer. Një fëmijë që vjen të flejë me ju, pasi ka frikë të vdesë i vetëm në shtrat. Do të thotë të bësh biseda me një fëmijë 10 vjeç, ku të pyet nëse do të shkojë në parajsë, nëse atje do të takojë babin e do mund të flasë e të luajë me të.

Do të thotë ta shohësh të pafuqishëm për t’u ngritur nga shtrati, ta shohësh duke e zënë gjumi të lodhur ndërkohë që dikush i flet, ta shohësh çdo ditë duke vjellë çdo ilaç që merr, ta shohësh të marre 44 pilula gjatë 24 orëve.

Duhet ti japësh morfinë për dhimbjet, e dëgjon të thotë se ka frikë se nuk e arrin ditëlindjen e tij të 11-të. Kjo foto i tregon të gjitha, atë dhe mua, ndërsa i them se nuk do të ndaloj kurrë së luftuari me të dhe për të, kur ai s’do mundet më.

Ky është Drake, gjithë bota ime. Që nga dita kur zbulova se isha shtatzanë me të dhe gjithmonë, është dhe do jetë arsyeja e vetme e jetës time. Buzëqeshja ime, dashuria ime, rrahje e zemrës sime. Por dhe loti dhe dhimbja ime! Është jeta ime!”

Në kujtim të të gjithë atyre fëmijëve që ditë pas dite luftojnë kundër kancerit, por mbi të gjitha për ata që u shndërruan në engjuj para kohe!

11/17/2019 09:37

450 raste me kancer gjaku vetëm këtë vite në Shqipëri