Opinion

Letër e hapur kryeministrit Haradinaj

02/28/2019 23:36
nga:Bleron Baraliu

Leter e hapur kryeministrit Haradinaj

Zotni kryeminister,

Eshte fakt evident se ShBA po perballet me inkonsistencat e nje administrate te pazakonshme dhe plote ndermarrje pakry. Ne kete fryme mund te shtojme se edhe qasja ndaj status quos dhe zhvillimeve ne Kosove eshte jashte parimit tradicional dhe mbeshtetjes se vazhdueshme qe Shtepia e Bardhe i ka dhene Kosoves per gati 3 dekada. POR, kjo nuk mjafton as justifikon qendrimin intransixhent te zyres suaj prane kerkesave te qarta dhe pa ekuivoke per heqjen e takses dhe hapjen e rruges per dialog!

Prandaj, duke pas parasysh kapacitetet shperfillese te Kosoves per ndeshje balle per balle me aleatet garantues te sovranitetit, dhe duke pas parasysh se shkarkimi i qeverise suaj ne rast te kembenguljes jo diplomatike karshi ShBA eshte i pashmangshem dhe iminent, apeloj qe te konsideroni si vijon:

1- tarifa ndaj serbise shpallet e pezulluar, me efekt 1 Maj – 1 Korrik 2019

2- qeveria dhe kuvendi parashtrojne listen e kerkesave per permbushje te kushteve nga ana e serbise qe pezullimi te hyj ne fuqi. Kjo liste permban edhe aplikimin e te gjitha marreveshjeve nga Brukseli, si rryma etj

3- qeveria dhe kuvendi zotohen per reciprocitet te plote me serbine duke filluar me 1 Maj, si te etiketimet e mallit, tabelat, etj.

4- nese deri me 1 Maj serbia nuk i pergjigjet kerkesave, dhe nuk deshmon qasje konstruktive per dialog, Kosova do te pezulloj tarifen dhe ne vend te saj aplikoj embargo 100%, perveq mallrave humanitare etj.

5- qeveria dhe kuvendi formojne urgjentisht komisionin per themelimin e monedhes vendore me afat deri me 1 shtator 2019

6- te gjitha partite politike pajtohen te koordinohen per dialogun me serbine dhe krijimin e vijave te kuqe.

7- te gjitha partite pajtohen per zgjedhje te reja jo me vone se Mars 2020

Ky nuk eshte ultimatum naiv si ai per heqjen e Bondsteel, por premtim se nese nuk leviz nga kembengulja jokreative me shpejtesi, me 1 Prill do te kemi nje status quo te re, ku pesha e vendimeve tuaja do te margjinalizohet shumefish dhe rreziku per nje marreveshje te imponuar me serbine do te rritet shumefish.

Bleron Baraliu
28 Shkurt