Showtime

Leonora Jakupi uron nënën për ditëlindje: Pa dashurinë tënde, asnjë dashuri tjetër nuk do të kishte kuptim

11/08/2019 14:24
nga:L I

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Leonora Jakupi pasi nëna e saj po feston ditëlindjen, shkruan GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka publikuar një fotografi të nënës, ndërsa dhe dedikimi për të nuk ka munguar.

“O Nënë, o bota ime! Te uroj nga zemra diten e lindjen tende. Ti je dhe do mbetesh dashuria ime ma e madhe pa te cilen dashuri asnje dashuri tjeter nuk do te kishte kuptim. Lus Zotin gjithmone,te keshe shendet e buzëqeshje ne fytyren tende ma e mira ime”, ka shkruar Leonora Jakupi.

Ndërsa dita e sotme do jetë e veçantë dyfish për Leonorën, pasi do të publikojë këngën “Simpatia e shkollës”, e cila do vijë në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.

“Simpatia e shkollës” do të publikohet në ora 18:00 në kanalin e këngëtares në Youtube./GazetaBlic