Sporti

Lëndohet ‘veterani’ i Romës, nuk do të luajë më këtë sezon

04/15/2019 13:59
nga:Lorik J

Sezoni i Daniele De Rossi mund të mbarojë – pasi mesfushori i Romës thuhet se përballet me një lëndim serioz.

De Rossi u lëndua në fitoren e Romës kundër Udinese (1-0) në pjesën e dytë dhe ‘Tuttomercatoweb’ shkruan se ai e lëndoi kofshën e djathtë – përcjell GazetaBlic.

Media italiane paralajmëron se do të duhet të paktën tre javë për t’u rikuperuar – por provat të tjera do të bëhen sot gjatë ditës.

Corriere dello Sport shton se pengesa nuk do të ndikojë në bisedimet për një kontratë të re për 35-vjeçarin, të cilët janë planifikuar për në qershor.

/GazetaBlic/