Sporti

Lëndohet Ronaldo, Zidane e largon nga loja

05/06/2018 21:57
nga:Lorik J

Ka filluar pjesa e dytë e takimit Barcelona – Real Madrid.

Zinedine Zidane ka vendosur të largojë Cristiano Ronaldon nga fusha e blerë, pasi ky i fundit ankohej për një lëndim në pjesën e parë të takimit, shkruan GazetaBlic

Ronaldo shënoi golin për Realin në pjesën e parë.

Ylli portugez u ankua për një lëndim pasi shënoi gol dhe kjo e shqetësoi jo pak teknikun francez, Zinedine Zidane.

Trajneri i madrilenëve ka vendosur ta pushojë Ronaldon, pasi dihet se Reali e zhvillon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me 26 maj ndaj Liverpoolit.

Vendin e Ronaldos e ka zënë Marco Asensio.

/GazetaBlic/

 

10/18/2018 09:29

Trajneri i njohur: Largimi i Ronaldos ka ndryshuar komplet Real Madridin