BLIC.TV

LDK nuk hedh poshtë mundësinë e organizimit të protestave kundër Thaçit, por ja kur do ta bëjnë

11/11/2018 21:07
nga:FL.B

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni në një intervistë dhënë për “GazetaBlic” nuk e ka përjashtuar mundësinë që si opsion për ta ndalur presidentin Thaçi, t’i përdorin edhe protestat e madje nuk  e ka përjashtuar as mundësinë që t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje me organizimin e një proteste të përbashkët.

Ai ka thënë se këtë gjë nuk e kanë përjashtuar asnjëherë si opsion dhe se ato mbesin si një ndër alternativat, por ka shtuar se derisa kanë instrumentet dhe mekanizmat brenda Institucionit të Parlamentit, do të përpiqen t’i shfrytëzojnë ato.

Jo, ne protestat asnjëherë nuk i kemi përjashtuar si opsion, ato mbesin një ndër alternativat. Por, derisa i kemi instrumentet dhe mekanizmat brenda Institucionit të Parlamentit, ne do t’i shfrytëzojmë këto.

Do të thotë, janë instrumentet primare dhe janë ato sekondare. Tani për tani, ne do t’i shfrytëzojmë mundësitë tona ligjore, brenda Parlamentit të Kosovës.” – ka thënë Quni.

Ai ka treguar se mundësia e organizimit të një proteste të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) është një çështje e cila sipas tij po diskutohet gjithnjë brenda strukturave të LDK-së.

Kjo është një çështje të cilën ne gjithnjë e diskutojmë brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pas një marrëveshje të përbashkët, mund të dalim me qëndrime edhe në lidhje me mundësinë e organizmit të ndonjë proteste të përbashkët.

Unë jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), qëllimet personale i shprehi brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe kur të merret vendim, atëherë jam pjesë e vendimmarrjes kolektive.” – ka shtuar Quni.

/ © GazetaBlic /

Intervistë me deputetin e LDK-së, Anton Quni

LIVE > Intervistë me deputetin e LDK-së, Anton Quni

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 11 novembre 2018

08/21/2019 23:59

Deklarata interesante e Konjufcës për koalicion AAK-PSD, vjen përgjigja e Dardan Sejdiut