Sporti

Lazio të lumtur me paraqitjen e Valon Berishën kundër Anglisë

09/11/2019 13:10
nga:Ideal

Valon Berisha ishte ndër protagonistët kryesor për Kosovën duke realizuar dy gola nga tre gjithsej sa shënoi Kosova.

Përkundër humbjes, “Dardanët” treguan fytyrën e vërtetë duke u treguar kundërshtarë të denjë për “Tre Luanët”.

Pas paraqitjes së mirë të Valon Berishës ka reaguar edhe klubi i tij, Lazio.

“Humbje për përfaqësuesen e Ballkanit, por mbrëmje për tu mbajtur në mend nga numri 7 i biankoçelestëve: Dy golësh për Valon Berishën në humbjen 5:3 të Kosovës ndaj Anglisë” – shkroi klubi italian, Lazio.

Valon Berisha luajti 85 minuta para se te zëvendësohej nga Florent Hasani.