Opinion

Lavde koti, veç në Kosovë

08/05/2019 17:14
nga:Jakup Krasniqi

Nga: Jakup Krasniqi

Sot po flitet për një “sukses” të madh, për mundsin e shpërndarjes se kuvendit te legjislaturës së gjashtë (të katërtën pas Pavarësisë)?! Në fakt, sa mund të jetë sukses shpërndarje e Kuvendit të cilit qytetarët ia kishin dhënë mandatin për katër vjet. Madje sa mund të krenohen ata që gjatë gjithë legjislaturave ishin në Kuvend, ishin edhe në qeverisje, premtuan male më mjaltë e qumësht e në anën tjetër njerëzve ua dhanë ikjen për një vend pune?! Madje pas Pavarësisë asnjë legjislaturë nuk arriti ta çojmë deri në fund mandatin?! Dhe jo vetëm kjo, por duke mos e quar deri në fund mandatet (jo pa fajin e Kryeministrave), vendi më i varfër i Evropës arriti t’i shpenzojë miliona euro të Buxhetit të shtetit. Pra, askush nuk duhet të lavdrohet për keq qeverisje.

Pse ishte kjo?

Ishte kjo, se përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës, sidomos pas Pavarësisë ishin dhe vazhdojnë të jenë në shërbim të individit, të atyre që kanë qeverisur keq sa herë që u është dhënë mundësia, por asnjëherë nuk e kanë mbrojtur interesin e popullit që i ka “zgjedhur”. Mbase, shumica e të zgjedhurve në Kuvendin e Kosovës vetën e kanë konsideruar të zgjedhur të shefit apo shefave e jo të qytetarëve të Kosovës, të atyre që i kanë dërguar në Kuvend. Deputetët duke qenë të zgjedhurit e shefave të “partive” politike kanë bërë që kualiteti i përfaqësimit qytetarë në Kuvend të kenë rënie të vazhdueshme. Shenja më e mirë e kësaj që u tha, është fakti se asnjë legjislaturë nuk ka arritur ta çoi mandatin deri në fund dhe shembulli më i keq është i kësaj legjislature e cila nuk arriti ta çoi mandatin as dy vjet të plota. Dhe absurdi më i madh është se serish në krye të listave zgjedhore janë të njëjtit individ të cilët në partitë politike jo demokratike kanë instaluar despotizmin politik të sundimit. Duke vendosur sundimin despotik në partitë e tyre, ata sa herë që vijnë në pushtet, nuk qeverisin me vendin, por sundojnë si despot oriental.

Prandaj nuk është ndonjë meritë për asnjë parti a individ shpërndarja e Kuvendit, përkundrazi është dobësi e të qeverisurit. Kot lavdërohen disa, kjo është dobësi që duhet të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. A do të ndodh dështimi i të merituarve, kjo kryekreje do të varet nga qytetarët e Kosovës dhe vullneti i tyre për të sjellë ndryshimin në jetën politike e institucionale në Kosovë. Kjo varet shumë nga zgjedhësi se a do të zgjedh ai nga vullneti e besimi i tij i mendjes për ndryshim apo interesi mjeran i xhepit për mos ndryshim?!

A do të ndodh ndryshimi i pritur do ta shohim se shpejti!

NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN!