Sporti

Lampard: S’ka justifikime, dua me çdo kusht Superkupën e Europës

08/13/2019 18:14
nga:M K

Fillimi i Premier League ishte për t’u harruar për Chelsea-n, që pësoi një humbje turpëruese përballë Manchester United në shifrat 4-0.

Trajneri i Bluve të Londrës, Franck Lampard ka mundësinë që të ringrihet menjëherë në finalen e Superkupës së Europës ndaj Liverpoolit.

“Duhet të jemi të gatshëm. Është një trofe që duhet fituar. Unë, si shumë futbollist këtu, nuk e kam fituar kurrë (ka humbur në 2012 dhe 2013), ndaj duhet të japim gjithçka.

Të përballesh me një skuadër që ka kualitet si Liverpooli, të bën që ta përjetosh me shumë tension. Finalet mund të humben sepse janë gjithmonë të vështirë, por nuk mund të humben nëse nuk je gati dhe s’ke uri për të fituar.

Nuk duhet të dalim nga fusha me shprehjet ‘mund ta kishim bërë’, ‘humbëm rastin’, apo ‘nuk ishim mjaftueshëm gati”.

Në fund, sipas Lampard, tre futbollistët më të mirë me të cilët është përballur në Champions janë:

“I pari është Messi që është më i vështiri për t’u përballur, është sikur të luash ndaj dikujt që nuk është në nivelin tënd. Dy të tjerët kanë qenë Xavi dhe Iniesta. Ata luanin pranë, por nuk të jepnin asnjëherë mundësinë për t’u afruar”.

06/17/2019 09:56

​Lampard të paktën dy sezone në Chelsea