Sporti

LAJMI I FUNDIT: Real Madridi konfirmon përforcimin nga Lyoni

06/12/2019 20:45
nga:M K

Vazhdon të mbetet njëra prej skuadrave më aktive në tregun e transferimeve.

Pasi nuk arritën të triumfonin në asnjë kompeticion viteve të fundit, madrilenët tani i kanë përvjelur mëngët dhe po synojnë ndryshime të mëdha në skuadër, shkruan GazetaBlic.

Përderisa gjatë ditës konfirmuan se nesër do ta prezantojnë Eden Hazardin, tani kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter” për të lajmëruar finalizimin e marrëveshjes me Lyonin, për blerjen e Ferland Mendyt.

Mendy do të prezantohet me datën 19 të këtij muaji, derisa gjatë ditëve në vijim pritet të mësohen kushtet e kontratës dhe çmimi i transferimit.

/GazetaBlic/

06/05/2019 08:05

Lyoni përgënjeshtron kontrollat mjekësore të Mendyt në Real Madrid