Lajme

Lajmi i Fundit: Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

10/23/2019 00:35
nga:Gazeta Blic

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova.

‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e senatit shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen ndaj vrasjeve të krimeve të luftës ndaj tre shtetasve amerikanë.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”.

Ata erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në Kosovë.

Vëllëzërit Bytyqi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe më pas u vranë.