Cool

Ky qenush i bukur mendon se është në grila, por nuk arrin ta kuptojë që dera është gjysmë e hapur

09/23/2018 10:41
nga:FL.B

Ky është momenti qesharak që tregon një qen i cili gabimisht mendon që është në grila – pavarësisht asaj se dera ku ai qëndron, në fakt është e hapur, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Qenushi konfuz, emri i të cilit është Tucker për disa herë me radhë mundohet të kalojë portën e cila i duket goxha e madhe, por nuk e vë re se në njërën anë është e hapur.

Ai është vetëm 1-vjeç, dhe për disa herë me radhë provon të kalojë derën në forma të ndryshme por nuk ia arrin.

Video që është filmuar me 4 shtator të këtij viti, tregon se sa të vështirë e ka pasur qenushi që ta kuptonte se ka një vend ku mund të kalonte.

Ajo që po e filmonte videon, dëgjohet duke i thënë “Jepi, jepi! Mund t’ia dalësh”. Më pas për t’i dhënë fund gjithë kësaj ajo i thotë “shiko kah e djathta” gjë që bënë që qenushi ta marrë vesh se ka pasur kah të dilte. / © DailyMail – GazetaBlic /

Kjo është video që është bërë virale:

04/28/2019 22:37

Ministri Gashi: Shqiptarët në Amerikë të bëjnë krenar me sukseset në punën e tyre