Sporti

Ky është titulli i jashtëzakonshëm i prestigjiozes zvicerane për triumfin e Kosovës

09/07/2019 18:27
nga:M K

Kosova me fitoren ndaj Çekisë ka bërë një hap të madh drejt EURO 2020.

Djelmoshat e Challandes ishin dukshëm më të mirë sesa ata çekë, derisa në fund fare triumfuan 2-1, shkruan GazetaBlic.

Kjo nuk ka lënë pa marrë vëmendjen edhe të mediave zvicerane.

Ka qenë tabloidi “Blick”, ai i cili ka mbetur i befasuar me fitoren e Kosovës, teksa titullin në ballinë e kishte: “Çmenduri. Kosova ‘kapërdin’ edhe Çekinë”.

Kujtojmë se me fitoren e sotme Kosova ka marrë vëmendjen e plotë të mediave ndërkombëtare, pasi tanimë kryesojmë grupin A.

/GazetaBlic/

12/06/2019 20:29

Pas tifozëve “Dardanë” edhe futbollistët e Kombëtares mbrojnë FFK-në