Showtime

Ky është reagimi i Arbenitës pasi Fero i dha publikisht fund lidhjes me të

05/16/2019 10:40
nga:L I

Mëngjesin e sotëm Fero dha lajmin për ndarjen nga e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli, shkruan GazetaBlic.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi tha se tani është beqar.

“Përshendetje vajza, prej tash unë jam beqar”, shkroi Fero.

Madje, Fero ka fshirë të gjitha fotografitë që kishte së bashku me modelen, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga Arbenita.

Por, edhe vet modelja ka bërë një reagim përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka publikuar vetëm një emoji duke qeshur.

Ndryshe, Fero dhe Arbenita ishin në lidhje dashurie prej më shumë se një viti./GazetaBlic