Lajme

Ky është personi që plagosi gjinekologun Gojani, gjatë sulmit përdori edhe bombë!

02/13/2018 15:24
nga:F.B

Gjinekologu Premtim Gojani është plagosur me tre plumba nga dhëndri i tij, Faton Fetiu nga Gjakova. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, pranë shtëpisë së mjekut kosovar, në lagjen Marigona të komunës së Graçanicës.

64 vjeçari që plagosi gjinekologun u vetëdorëzua me të qëlluar atë para shtëpisë.

I dyshuari Faton Fetiu është me prejardhje nga Gjakova, ndërsa ka nënshtetësi amerikane, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore të pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari.

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për deminim i policisë.

Po ashtu, PK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar edhe armën e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Gjinekologu Premtim Gojani raportohet se po lufton me jetë nga plagët e marra, derisa ndodhet në sallen e operacionit në Spitalin Amerikan.

07/16/2018 14:44

Azem Vllasi: Pas plagosjes pata thirrje me prefiks rus