Sporti

Ky është momenti kur flamuri i Kosovës valon mbi atë të Rusisë

06/22/2019 18:58
nga:M K

Majlinda Kelmendi e ka bërë krenar Kosovës më shumë se kushdo tjetër viteve të fundit.

Xhudistja kosovare triumfoi sot në Lojërat olimpike evropiane “Minsk 2019”, ku në finale mposhti rusen Kuziutina, shkruan GazetaBlic.

E padyshim se është kënaqësi e jashtëzakonshme kur flamuri i Kosovës, e që nuk e njeh as Bjellorusia, vendi ku po mbahen këto lojëra, të valojë më lart sesa flamuri i Rusisë.

Momente krenarie këto, që vetëm sporti po na i sjellë. Kujtojmë se para dy dite, politikanët nuk e aprovuan ligjin për sponzorizimin e sportit, derisa tani po i shfrytëzojnë këto momente për ta uruar Kelmendin.

Më poshtë mund ta shikoni momentin kur flamuri ynë valon më lartë sesa ai rus.

Ndiqeni videon nga minuta: 5:35

LIVE: Ceremonia e medaljes, falë Majlinda Kelmendit, flamuri ynë valon lart në Minsk të Bjellorusisë

LIVE: Ceremonia e medaljes, falë Majlinda Kelmendit, flamuri ynë valon lart në Minsk të Bjellorusisë#Minsk2019 #TeamKosova #YoungButReadyToWin #KosovaFlagSponsor i artë i KOK-ut: @IutIuteCredit Kosova

Publiée par Kosovo National Olympic Committee sur Samedi 22 juin 2019

/GazetaBlic/

11/11/2019 18:44

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen kundër Çekisë