Sporti

Ky është menaxheri shqiptar që kompletoi transferimin e Jovic tek Real Madridi

06/12/2019 15:07
nga:Lorik J

Sulmuesi më i ri i Real Madridit, Luka Jovic është prezantuar sot në zyrat e klubit spanjoll.

Luka Jovic ka kaluar tek Real Madridi për 60 milionë euro nga klubi i Eintracht Frankfurtit – pasi kaloi një edicion të mrekullueshëm në Bundesligë dhe Europa League, shkruan GazetaBlic.

Sulmuesi serb duket mjaft i lumtur për kalimin e tij në La Liga, pasi thekson se do të dhurojë gjithçka që të ndihmojë madrilenëve.

Mirëpo një punë jashtëzakonisht të madhe për këtë transferim e ka kompletuar edhe menaxheri shqiptar i Jovic, Fali Ramadani.

Ramadani ka kompletuar transferimin e Jovic tek Real Madridi – duke shtuar kështu listën e transferimeve të tij të sukseshme.

Në të kaluarën Ramadani kishte punuar edhe me Jovetic, Savic, Rebic, Cengiz Under, Miralem Pjanic dhe tjerë.