Lajme

Ky do të jetë moti për ditën e sotme

04/16/2019 07:31
nga:L H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me intervale me diell.

Po ashtu, për sot parashikohet edhe riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.