Sporti

Ky do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Barcelona

05/27/2019 19:24
nga:Natyra

Skuadra e Barcelonës ka luajtur një sezon shumë të mirë, por që në xhirot e fundit u kthye në më të keqin të mundshëm.

Katalanët kanë arritur që të triumfojnë në La Liga, duke e mbyllur sezonin me 19 pikë më shumë sesa Real Madrid, por në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve gjërat nuk shkuan sipas planeve.

Fillimisht, në ‘Anfield’, Liverpool e demoloi skuadrën e Ernesto Valverde, duke e mposhtur me rezultatin 4:0 për t’ia ndërprerë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Kurse,vikendin e kaluar, Barcelona u mposht nga Valencia në finalen e Kupës së Mbretit, për ta bërë sezonin të duket i dështuar.

Kështu, ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në kampin ‘Blaugrana’, ku sipas medieve spanjolle, do të largohen disa emra, përfshirë edhe trajnerin.

Sipas ‘Sport’, lojtari i parë i cili do të largohet nga Barcelona do të jetë braziliani Malcom.

Destinacioni i tij më i mundshëm është Premierliga. Nuk dihet nëse transferimi i tij do të jetë në formë huazimi apo permanente.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për të pasur shërbimet e anësorit është Tottenham Hotspur.

 

06/16/2019 10:41

Një adoleshent çmend Barcelonën, gati t’i besojnë mesfushën