Lajme

Kurti viziton Lidhjen e Prizrenit

10/04/2019 12:56
nga:A. R.

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar sot Lidhjen e Prizrenit.

Kurti tha se ata do të vizitojnë sot edhe Lidhjen e Shkrimtarëve në Prishtinë dhe do të shkojnë në Prekaz, njofton Klan Kosova.

“Sot do të fillojmë të vizitojmë tri shtëpitë tonat po e fillojmë këtu në kryeqytetin e Lëvizjes në shtëpinë e Lidhjes, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Përveç se hymë brenda dhe pamë, librat pikturat, veshjet dhe dokumente të Lidhjes së Prizrenit, gjithashtu vendosëm edhe lule tek përmendorja e pjesëmarrësve.

“Prej këtu do të vazhdojmë në Lidhjen e Shkrimtarëve në Prishtinë dhe Prekaz”, tha Kurti.