Lajme

Kur Eliza Hoxha ishte e pavarur dhe pajtohej që “arkitektët i shitën profesionin politikanëve”

03/30/2019 17:09
nga:A. R.

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha dje zyrtarisht u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ani pse para disa ditësh ajo e kishte mohuar, dje u bë publike se ajo do të jetë pjesë e PDK-së.

Sot nëpër rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi të një publikimi që e kishte bërë me 2 mars ajo në facebook.

Në këtë shkrim të cilin e kishte shpërndarë Eliza, bëhej fjalë se si arkitektët po i nënshtrohen politikanëve.

Eliza duke e mbështetur një shkrim të tillë, kishte shkruar “Eh po…”.

Për këtë Eliza po kritikohet pasi ajo ditë me parë e kishte mohuar mundësinë e përfshirjes në politikë në PDK, ndërsa, dje e zyrtarizoi atë duke u bërë edhe vet pjesë e politikës

LEXO EDHE:

Eliza Hoxha aderoi për së dyti në PDK: Edhe në 2015 kishte aderuar

10/11/2019 23:55

Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit