Showtime

Kur bashkëshortja e Daut Haradinaj e sjell verën më herët (FOTO)

03/13/2018 17:29
nga:L I

Duke qenë bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ajo u bë mjaft emër i lakuar në media, shkruan GazetaBlic.

Jo vetëm për këtë fakt, por ajo përflitet shumë edhe për stilin e veçantë të veshjes.

Fjala është për Lola Haradinajn e cila pothuajse çdo ditë publikon fotografi nga më të ndryshmet në llogarinë e saj publike Instagram.

© Lola Haradinaj [Instagram]
E sot, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet teksa ka veshur një palë xhinse të shkurtra ngjyrë blu, përderisa në pjesën e sipërme ka veshur një këmishë të bardhë me vija ngjyrë blu, duke i dhënë kështu fotografisë një stil veror.

Është interesante se ajo e ka kombinuar këtë veshje me një palë çizme ngjyrë të zezë e të cilat bien në sy me shikim të parë.

Ndryshe, Lola dhe Daut Haradinaj kanë vite të martuar, ku kanë dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, David dhe Troja./GazetaBlic

© Lola Haradinaj [Instagram]

05/22/2018 21:43

Lola Haradinaj lë në hije të gjitha modelet me këtë paraqitje