Sporti

Kujtime të hidhura, mëseohet nëse Karius do të luajë në finale apo jo

05/30/2019 23:26
nga:M K

Trajneri Jurgen Klopp, nuk ka pranuar kurrë të fajësojë portierin gjerman.

Liverpool do të luajë të shtunën finalen e Champions League dhe është rasti ideal për të fituar një trofe që do të fshinte si me magji shumë kujtime të hidhura, nga vitet pa titull në Angli e deri te finalja e vjetshme, humbur në mënyrë tragjike ndaj Real Madridit.

Përtej humbjes, e dhimbshme ishte mënyra si erdhi ajo, sepse portieri Loris Karius pati një natë horror dhe dhuroi 2 gola, duke u bërë personazhi i momentit pas finales.

Trajneri Jurgen Klopp, si zotëri i vërtetë, nuk ka pranuar kurrë të fajësojë portierin gjerman dhe e mbështeti fuqimisht, por pak nga pak Karius e humbi vendin te Liverpool dhe kaloi në huazim 2-vjeçar te Besiktas.

Për këtë arsye, Karius është ende lojtar i The Reds, me dokumente, ndaj Liverpool e ka ftuar për në finalen e së shtunës në Madrid. Megjithatë, Daily Mail raporton se Karius ka refuzuar.

Gjermani mendon se prania e tij mund të devijojë vëmendjen nga nata e madhe e Liverpoolit dhe përveç kësaj, kujtimi i vjetshëm djeg ende, ndaj portieri ka ikur me pushime, edhe pse natyrisht do të lutet që Liverpool ta fitojë trofeun dhe nata e mallkuar e Kievit të harrohet disi. /TS/

10/09/2019 16:19

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid