Geek

Kujdes, rrjeti LTE është i pasigurt për biseda dhe SMS

03/05/2018 18:11
nga:Gazeta Blic

Ekspertët e sigurisë kanë gjetur dobësi të sigurisë në protokollet LTE, të cila sulmuesve iu mundësojnë të kryejnë dhjetëra sulme serioze.

Kjo prefshin edhe spiunimin e telefonatave dhe SMS-ve, përcjelljen e lokacionit, largimin e pajisjes nga rrjeti, madje edhe alarmimet e rrema urgjente.

Ekipi i studiuesve zbuloi se këto nuk janë vetëm sulme në teori, pasi është testuar edhe sulmi përmes kartelës SIM në katër operatorë në SHBA, transmeton KosovaPress.

Veglat për hakimin e LTE mund të krijohen për 1.300 dollarë dhe sulmuesi mund të fitojë qasje në rrjet përmes një numri të madh resursesh, përmes të cilave bën eksploatimin, transmeton KosovaPress.

05/11/2018 16:14

Rrjeti i OJQ-ve i reagon kryetarit të Podujevës