Lajme

Kufiri me Serbinë, arsyeja e ardhjes së dy deputetëve nga Bundestagu në Kosovë

04/01/2019 09:23
nga:A. R.

Kryeministri Ramush Haradinaj, është në takim me dy deputetët e Bundestagut të Gjermanisë, Peter Bauer nga CDU dhe Christian Schmitdt nga CSU.

Klan Kosova merr vesh se të dy deputetët kanë ardhur në Kosovë për çështjen e vendosjes së kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi është ende duke vazhduar dhe pritet që pas përfundimit Haradinaj bashkë me mysafirët të dalë në konferencë.

 

10/11/2019 18:13

Mësohen gjyqtarët e takimit, Kosovë – Mali i Zi