Lajme

Kuçi thotë se PDK nuk i përdorë të rinjtë për protesta

07/07/2018 15:19
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.

Ndërsa, Hajredin Kuçi, tha se PDK nuk i përdorë të rinjtë për protesta.

Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion. Dekada e re është potenciali i të rinjëve, – forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha lideri i PDK-së para delegatëve të Rinisë Demokratike në Konventën e gjashtë që u mbajt në Prishtinë.

Veseli tha se nuk ka forcë që mund ta ndalojë një vend kur fatin e tij e marrin në duar të rinjët.

Ndërsa nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuci, tha se partia e tij nuk i përdorë të rinjtë si mjete të veprimeve politike.

Nëse shihni shembullin e PDK-së, i riu nuk ka qenë vetëm mjet i veprimeve politike. Ne të riun nuk e përdorim vetëm për pllakata ose ndonjë protestë, ne e përdorim për mendim politik, për ide politike, për guxim politik dhe për vendimmarrje në Kosovë”, theksoi Kuçi.

12/04/2019 18:33

Mblidhet PDK-ja, diskutohet për krijimin e institucioneve të reja