Sporti

Kryetari i FFK-së tregon arsyet pse Xhaka, Shaqiri e shokët nuk erdhën për të luajtur me Kosovën

06/13/2019 22:05
nga:M K

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është i ftuar në Debat Plus me Ermal Pandurin.

Së bashku me panelistët po diskutojnë çështjet e futbollit vendor si dhe ato të kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me çështjen e Xhakës, Shaqirit e shokëve, ai tregoi gjithë historinë:

“Në vitin 2016, së bashku me presidentin Vokrri kemi qenë në Zvicër për ta përcjellur ndeshjen Zvicër-Shqipëri. Pas ndeshjes jemi takuar me lojtarët, por fati keq i yni dhe i tyre është se ata është dashur ta dërgojnë listën për evropianin e 2016-tës, pak para se ne të pranohemi”, deklaroi Ademi.

Kujtojmë se kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar nga gurmanët e futbollit tonë, megjithatë numri i madh i lojtarëve që i kemi në dispozicion momentalisht, na bën që mos ta vërejmë mungesën e tyre.

/GazetaBlic/

11/11/2019 18:44

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen kundër Çekisë